“Tre policë më rrahën në mes të rrugës”, Berisha publikon denoncimin e 16-vjeçarit nga Kavaja

306
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një minoreni nga Kavaja që akuzon policinë se e ka dhunuar pa shkak. Sipas Berishës, kriminelë me uniformën e narkopolicit torturojnë 16-vjeçarin. Vetë adoleshenti thotë se ka qenë në stadium duke parë ndeshjen dhe është provokuar nga një polic. Më pas sipas tij, tre policë, dy me uniformë dhe një civil e kanë rrahur në mes të rrugës.
STATUSI I BERISHËS
Kriminelë me uniformën e narkopolicit torturojnë 16-vjeçarin në Kavajë!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e të riut dixhital. sb
“Jam një qytetar i Kavajës edhe sot më ndodhi një gjë shumë e tmerrshme duke shikuar ndeshjen në stadium edhe duke parë ndeshjen një polic po më provokonte disa herë pastaj ndeshja mbaroi edhe duke ikur për shtëpi me një shokun tim vijmë dy makina dhe zbresin dy policë me uniformë dhe një civil dhe filluan të më rrihnin në mes të rrugës jam 16 vjeç ç’është ky shtet që rreh minorenë në mes të rrugës”.