“Tre plane për Tiranën”, çelet ekspozita e arkitekturës italiane

420
Sigal

Puna e arkitektëve italian të cilët formësuan akset monumentale edhe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” që i dhanë formë dhe krenari Tiranës është ekspozuar përmes maketeve dhe fotove në ambientet e Kryeministrisë.
 
Kjo ekspozitë vjen në kuadër të javës së arkitekturës italiane në Shqipëri dhe ka si qëllim që të njohë publikun me atë se çfarë ka qënë qyteti dhe çfarë po bëhet. Ambasadori italian Massimo Gaiani gjatë fjalës së tij u ndal në një aspekt të rëndësishëm e si Guardia Di Finaca vëzhgonte vendin për kanabisin por në të njëjtën kohë bënte edhe foto të transformimit të vendit nga lartë.

“Ideja është që tu shfaqim shqiptarëve sidomos qytetarëve të Tiranës punën e një grupi të talentuar e mjaftë të dhënën arkitektësh të cilët në vitet 20,30,40 filluan të formësonin akset monumentale. Por edhe më pas kur Guardia Di Finaca survejonte vëndin për kanabisin ka bërë punë të dyfishtë. Ne duam të sjellim në vëmendje të njerëzve me fjalë të thjeshta dhe nëpërmjet këtyre maketeve me shkallë të ndryshe ose fotove ndryshimin e qytetit. Kjo trashëgimi duhet të pasurohet e të promovohet për të nxitur turizmin”, deklaroi Gaiani,

Kryeministri Rama e cilësoi Shqipërinë si vendi ku nuk duhet të shkosh por ku duhet të rikthehesh gjithmonë si dhe u ndal në atë që shqiptarët shihnin ndër vitet tek Italia.

“Deri vonë, Evropa për ne ishte Italia dhe pjesët e tjera të saj për ne dukeshin shumë larg. Ndërkohë që kur mendonim Italinë apo ndiqnim televizionin italian e lidhnim gjithmonë Italinë me Europën”, tha Rama.

Java e Arkitekturës Italiane në Tiranë do të vazhdoj edhe në ditët në vijim, ku nesër pritët që të ketë një diskutim shkencorë midis 5 universiteteve të Italisë dhe 2 universiteteve shqiptare.