Trazirat në Maqedoni, reagon Tirana zyrtare: Dhuna, e papranueshme

446
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar për situatën e tensionuar në Maqedoni. Përmes një njoftimi për mediat, MPJ-ja thotë se dhuna në Maqedoni është e papranueshme dhe apelon për dialog dhe ruajtje të rendit.
MPJ po ndjek nga afër dhe me shqetësim. situatën e krijuar në Maqedoni. Dhuna atje është e papranueshme. Qytetarët e Maqedonisë presin daljen e vendit nga kriza”, shkruan njoftimi.
Ndërkohë, pas zgjedhjes së Xhaferit si kryetar Kuvendi, protestues pro Gruevskit kanë pushtuar Kuvendin dhe kanë sulmuar Zaevin dhe një deputet shqiptar.
Sigal