Trashëgimia kulturore 20 vite me konçesion? Deputeti Spahiu: Edhe jetë ta japim me konçesion tek PPP!

677
Deputeti i LSI, Përparim Spahiu përmes një statusi në profilin e tij Facebook ka ironizuar iniciativën e qeverisë për të dhënë me konçesionë dhe trashëgimin kulturore të vendit. Spahiu thotë se tashmë edhe jetën duhet ta japim me konçesion tek partneriteti publik privat.
Statusi i Përparim Spahiu:
Të konçesionojmë edhe jetën!!!
Sëfundmi qeveria po koncesionon trashëgiminë kulturore për 20 vjet, nëpërmjet skemës së famshme PPP.
Pra, edhe pse mandatin e ka 4-vjeçar, sërish jep konçesione sikur do të qeverisë vendin përjetësisht.
Që në fillim të krijimit të PPP nga kryeministri, LSI ka depozituar rekomandimet në Komisionin e Ekoniomisë që këto koncesione të jepen vetëm brenda afatit qeverisës (4 vjet) dhe të kalojnë me votim në parlament. Por rekomandimet janë pluhërosur në sirtar…
Koncesionet e dhëna dhe ato që po projektohen të jepen më 2018 arrijnë në 2 miliardë dollarë.
70 milionë euro nga taksat do të shkojnë për pagesa për koncesionet në 2018-n. Kjo shumë është 30% më e lartë se ajo e vitit 2017.
FMN, BB dhe shumë organizma financiarë ndërkombëtarë e kundërshtojnë kategorikisht këtë skemë që po rrit frikshëm borxhin e fshehur publik…
Por kjo qeveri as nuk ka ndërmend të dëgjoj….të vazhdojë kështu, madje të japë me konçesion edhe jetën e qytetarëve!!!
Sigal