Trajneri i Atleticos, Diego Simeone për largimin e Griezmannit: E pamundur ta zëvendësosh!

200

 

Trajneri i Atleticos, Diego Simeone thotë se është e vështirë të zëvendësosh Antoine Griezmann.

Kampioni i botës me Francën disa ditë më parë konfirmoi se në fund të sezonit do të largohet nga “Wanda Metropolitano”.

“Dikush që mund të mbuloj tre çerek fushe shumë mirë, mund të shënojë 20 gola për një vit, dhe është në dispozicion për një çmim të lirë. Pra, është shumë e vështirë të gjesh zëvendësuesin e Griezmannit”, tha Simeone

Meqë Paulo Dybala nuk është i lumtur tek Juventus, është raportuar se Atletico Madrid do të shqyrtojë mundësinë që të bëjë një ofertë për yllin argjentinas, i cili do të vinte si zëvendësues i Griezmann.

Dështimi i i Atletico në Ligën e Kampionëve, Kupën e Mbretit si dhe La Liga duket se kanë qenë ‘nokauti’ për Griezmann, i cili tashmë po kërkon një aventurë të re.