Tragjedia në Shkodër, Basha: Ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave

478
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në mesditë në qytetin verior. Një helikopter i forcave të FA u rrëzua, duke u marrë tragjikisht jetën dy ushtarëve dhe plagosur një tjetër. Kreu i PD ka thënë se lajmi o aksidentit tragjik është tronditës pa masë. Basha u ka shprehur ngushëllime të afërmve të viktimave, si dhe ka uruar shërimin e shpejt të ushtarit të plagosur. 
“Tronditës pa masë lajmi i aksidentit tragjik të helikopterit të Forcave te Armatosura ku humbën jetën kapiteni Florian Deliaj, togeri Donald Hoxha dhe ku mbeti i plagosur efektivi Gerald Baramuça. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe miqve të Florianit dhe Donaldit për rënien e tyre në detyrë, dhe uroj shërim të shpejtë për Geraldin. Jemi sot në krah të familjarëve të viktimave dhe burrave e grave në uniformë, në këtë ditë të vështirë për ta”, ka shkruar Basha në Fb.
Sigal