Trafiku i 1.2 ton Kokain/ Cila është banka në Shqipëri, që transferonte paratë e drogës. Zef Preci:Akuzë e rëndë mbi sistemin bankar

986
Sigal

6 shqiptarë arrestohen në trafikimin ndërkombëtar të 1.2 ton kokainë

Cila bankë në Shqipëri ka transferuar paratë e kokainës

Policia greke ka zbardhur aktivitetin e organizatës ndërkombëtare të trafikut të kokainës, anëtarët e së cilës u arrestuan mëngjesin e së shtunës në vendin e quajtur Astakos ne Mesologji të Greqisë. Sipas burimeve policore greke, kreu i organizatës është 41-vjeçari, Aleksandër Pemaj, një emër i njohur në botën e krimit shqiptar në Greqi. Sipas policisë, Pemaj ka qenë edhe herë të tjera në burg, madje ai është dënuar disa herë nga drejtësia për vepra penale tepër të rënda. Ai ka qenë anëtar i bandës së Marian Kolajt, një i arratisur nga burgjet greke, i cili u ekzekutua prej policisë greke, gjatë një përleshjeje të armatosur në afërsi të kufirit shqiptar. Drejtori i policisë së Atikës, deklaroi se hetimet lidhur me këtë organizatë kishin nisur prej të paktën 6 muajsh, mbas informacioneve të marra nga autoritetet amerikane, se një sasi e madhe droge do të nisej nga Republika Domenikane me destinacion Greqinë, dhe në vazhdim do të shpërndahej në Shqipëri dhe Spanjë. Përveç 8 të arrestuarve, janë identifikuar edhe disa shtetas shqiptarë dhe arabë, të cilët aktualisht, edhe pse janë identifikuar, ende nuk janë arrestuar. Prej hetimeve rezultoi se pagesa për drogën është distancuar prej një shtetasi arab, i cili konsiderohet së është një prej krerëve të organizatës, ndërsa pagesa është kryer nëpërmjet bankës nga një shtetas shqiptar me banim në Shqipëri, i cili edhe ka garantuar këstet e pagesave, por edhe justifikimin e tyre në bankë, si pagesë për mallra tregtie që subjekti i tij tregtar, importonte nga jashtë. Policia greke thotë se anëtarët e organizatës merrnin masa që të mos përgjoheshin, por metodat e përdorura prej agjencive ligjzbatuese ishin tepër efektive. Në cilësinë e provës materiale prej 1181 kg kokainë e pastër, vlera e së cilës llogaritet në mbi 50.000.000 euro, u sekuestruan edhe shuma kesh prej 231.000 euro, 3 pistoleta,1 kallashnikov,5 autovetura dhe 19 celularë. Kreu i policisë greke, tha se hetimet do të vazhdojnë, ndërsa priten edhe arrestime të tjera në Greqi, Shqipëri dhe Spanjë. Emrat e të arrestuarve shqiptarë nga aksioni për sekuestrimin e 1181 kg kokainë janë. Sandër Pema, Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Erlin Zotaj, Lek Doda, Maksin Preçi.

Boks brenda shkrimit

Zef Preçi, ekspert ekonomie: Akuzë e rëndë mbi sistemin tonë bankar

Zef Preçi, duke marrë shkak nga lajmi për kapjen e organizatës kriminale të trafikimit ndërkombëtar të kokainës, shkruan se akuza rëndon edhe mbi sistemin tonë bankar, që lejon transferimin e miliona euro e dollarëve të trafikimit të drogës. Zef Preçi shkruan:Nëse ky lajm është i vërtetë, një akuzë e rëndë bie mbi sistemin tonë bankar…”