‘Toyota Yaris’/ Basha i gatshëm të dëshmojë për hetimin e 3.4 mln euro

461
Sigal

Disa prokurorë belgë kanë mbërritur në Tiranë për të hetuar ‘porosinë’ prej 3.4 milionë eurosh, të ngarkuara të ‘Toyota Yaris’.

Fillimisht ishte kreu i PD-së Lulzim Basha që në një fjalim në parlament akuzoi numrin 2 të PS-së, Taulant Balla si njeriu që kishte dhënë garancitë për të hyrë në Shqipëri shuma e madhe e parave dhe pastrimin e tyre më pas.

Prokurorët belgë të mbërritur në Tiranë, kanë kërkuar që të marrin edhe dëshminë e kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Ky i fundit është treguar i gatshëm të kontribuojë për hetimin e kësaj dosje.

Burime nga PD bëjnë të ditur se Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka shprehur gatishmërinë e plotë të kontribuojë në hetimin e autoriteteve të drejtësisë belge për dosjen e njohur si “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milionë euro.

Kryetari i opozitës është shprehur i gatshëm për të ndihmuar me informacionet që disponon në zbardhjen e lidhjeve kriminalo-politike në aferën e pastrimit të miliona eurove me garanci politike të përfaqësuesve më të lartë të kupolës së Rilindjes.

Basha është në kontakt me autoritetet belge dhe mbetet ne pritje te rakordimit me to per mënyrën e bashkëpunimit.