Totozani në Ersekë: Qytetet e vogla, të harruara nga politika

463
Avokati i Popullit, Igli Totozani së bashku me një ekip ekspertësh të këtij institucioni janë ndalur në qytetin e Ersekës, ku kanë zhvilluar një sërë takimesh me banorët dhe me drejtuesit e disa prej institucioneve. Në vijim të turit të tij në qytetet e vogla, Totozani ka ritheksuar se ato janë braktisur nga qeveritarët, të cilët kanë harruar nevojat e qytetarëve, duke lënë në këto zona mangësi nga më jetiket. Avokati i Popullit, teksa ka vizituar spitalin e Ersekës, bashkinë dhe institucione të tjera ka deklaruar se, synim i këtij turi është që konstatimet t’i çohen në formën e një raporti qeverisë, me qëllim sensibilizimin e politikës.
Sigal