Toska takim me të rinjtë e FRESH-it: Program i posaçëm për rininë

447
Kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” i shoqëruar nga deputeti i zonës, Musa Ulqini, ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë e Fresh-it. Toska ka ftuar të rinjtë që më 21 qershor të zgjedhin Aleancën për Shqipërinë Europiane, për atë që tashmë ky koalicion njihet si “drejtimi i duhur”. Ai prezantoi një seri pikash , në të cilat do të bazohet programi i administratës së ardhshme të bashkisë së Cërrikut, për rininë, duke u shprehur se Bashkia e re do të jetë aleati kryesor i potencës rinore duke i mbështetur dhe dhënë mundësi të nxjerrin në pah idetë e tyre inovative, talentet, mundësinë të tregojnë se janë në gjendje të kontribojnë për të ardhmen e tyre dhe tonë bashkë.
Më herët, kandidati Toska kishte takuar dhe votuesit 18 vjecarë të Shalësit, ku i premtoi se do t’i krijojë shumë hapësira të rinjve, nëpërmjët organizmave që do të krijohen si, Këshilli i të rinjve, apo rikthimi i qendrave komunitare dhe rinore si strehë për ta, duke shndërruar kafenetë, në hapësira sportive, kulturore dhe artistike.
Një tjetër takim i kandidatit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, Altin Toska ka qenë bashkëbisedimi me banorë të lagjies nr 1 në Cërrik.Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se Bashkia do të jetë një portë e hapur, ku do të mirëpresë këdo. Do të dëgjohet cdo problem, si dhe do t’u jepet zgjidhje cdo shqetesimi qytetar.Investimet në Infrastrukturë, Ujësjellës, Shëndetësi.Politikat e punësimit dhe strehimit do të jenë prioritet gjatë mandatit 4 vjecar,si dhe premtoi se Cërriku do të jetë një qytet më i mirë për të jetuar.Politikat sociale për shtresat në nevojë do të jenë kryefjala e cdo dite në Bashkinë e re , ku përfshirja e shtresave në nevojë në Skemën e Ndihmës Ekonomike do të jetë e menjëhershme.
Sigal