Toska: Programi ynë për rininë do të jetë punësimi dhe shkollimi

452
Shtërmeni ka qenë stacioni i parafundit elektoral i kandidatit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Cërrikut Altin Toska. Toska u premtoi banorëve se pas 21 qershorit të gjitha problemet si punësimi, strehimi, arsimimi, infrastruktura rrugore e bujqësore, ujësjellësi si dhe sporti do të jenë prioritet i bashkisë së re.
“Pas 21 qershorit programi ynë për rininë do të jetë punësimi dhe shkollimi. Me 21 qershor të votoni që Bashkisë së Cërrikut që fshatit të Shtërmenit t’i japim dinjitet që për shumë kohë i ka munguar”, u shpreh Toska.
Gjatë takimit me banorët Toska u shoqërua edhe nga dy ministrat Haxhinasto dhe Gjiknuri sipas së cilëve ai është personi i duhur i cili do të sjellë ndryshimin dhe zhvillimin për Cërrikun dhe zonat përreth. Ndërkohë sot në sheshin kryesor të Cërrikut do të zhvillohet dhe takimi përmbyllës i kësaj fushate zgjedhore.
Sigal