Toska: Prioritet plani urbanistik, ta kthejmë lagjen vend me parametra të larta urbane

220
Kandidati i majtë për Bashkinë e Cërrikut, Altin Toska ka zhvilluar paraditen e sotme një bashkëbisedim me banorët e lagjes numër 2 të qytetit. Gjatë fjalës së tij, Toska i ka premtuar banorë se prioritet i tij është një plan urbanistik zonal me përparësi që ta kthejë lagjen në një vend me parametra të larta urbane për të zhdukur problemet urbane.
“Në lagjen nr.2 Cërrik nën prezencën dhe mbështetjen e Ministrit z.Edmond Haxhinasto fryma e optimizmit për ‪Drejtimin e Duhur‬ të Cërrikut shtohet në mënyrë eksponenciale. Kemi prioritet një plan urbanistik zonal me përparësi që ta kthejë lagjen në një vend me parametra të larta urbane për të zhdukur problemet urbane, të infrastrukturës rrugore dhe ujërave të zeza në lagje. 
Çdo ditë duhet të kontribuojmë që hapësira jonë e përbashkët të jetë më e mirë për fëmijët dhe familjet tona. Do të minimizojmë problemin e papunësisë duke hapur zyrat e punës, të cilat do të bëjnë studimet përkatëse për nevojat e tregut dhe do të asistojnë në mundësitë e punësimit në sektorin publik dhe privat.”, u shpreh Toska.