Toska: Prioritet për ne, punësimi dhe kushte më të mira në infrastrukturën bujqësore

400
Zhvillimi i bujqësisë përmes lehtësirave nga pushteti vendor do të jetë fokus i bashkisë së re të Cërrikut, zotimi u bë nga kandidati i ASHE, Altin Toska para banorëve të Gostimës. Kandidati i ASHEpër bashkinë e Cërrikut Altin Toska, i shoqëruar nga Ministri Edmond Haxhinasto bashkëbiseduan me banorët e fshatit Gostime. Toska premtoi se Bashkia e re do të ofrojë punësim për të gjithë banorët, nëpërmjet bashkëpunimit me firma të huaja, për prodhimet bujqësore, si edhe do sistemohet infrastruktura rrugore.
“Punësimin do ta realizojmë duke ju krijuar dhe kushte më të mira në infrastrukturën bujqësore sic është hapja e aktiviteteve të agrobiznesit të përpunimit të produkteve bujqësore që të maksimalizojmë të gjithë frutin e punës tonë dhe të mos i shesim produktet bujqësore poshtë kostos së vet.”
Me votën bindëse të 21-qershorit do të nisë epoka e transformimeve tërësore dhe e nevojës për një bashki të përkushtuar e shërbëtore 24/7 e cila do të zgjidh problemet dhe nevojat e banorëve, infrastrukturën, nevojën për ujin e pijshëm, nevojën për përkujdesjen shëndetësore, zhvillimin rural e urban, nevojën për ‪më shumë shërbim dhe punësim‬. ‪Bashkë‬ do të projektojmë modelin bashkëkohor bashkiak të denjë nga i cili do të kemi një bashkëjetesë simbiotike plot ngjyra që rend drejt ‪drejtimit të duhur‬”, u shpreh Toska.
Sigal