Toska: Do ta shndërrojmë Cërrikun në një qytet ku ke dëshirë të punosh

570
Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Cërrikut, Altin Toska, i shoqëruar dhe nga Kryetari i PDIU-së, z. Shpëtim Idrizi dhe deputeti z. Aqip Rakipi zhvilluan një takim me mbështetës të Partisë Drejtësi,Integrim dhe Unitet. Në fjalën e tij para mbështetësve të kësaj force, Toska i falënderoi për mbështetjen e fuqishme në zgjedhjet vendore, ndërsa i garantoi se do të jetë gjithmonë në krah të tyre për zgjidhjen eproblematikave që i shqetësojnë.
“Jeni një pjesë jetësore e fortë për Bashkinë e Cërrikut. Jam krenar që ju jenimbështetësit e mi kryesorë. Një falënderim të veçante mikut tim kryetarit tëpartisë që më ka dhënë një mbështetje të fuqishme. Ju në programin që unëkam bërë më keni inspiruar me emrin e partisë tuaj. Ju jeni Partia për Drejtësidhe Bashkia jonë e ardhshme, ku ju do jeni pjesë e saj, do luftojmë përdrejtësinë në këtë vend, ku do të ketë drejtësi sociale, drejtësi në punë,shëndetësi. Ju faleminderit për drejtësinë që e keni vendosur në fillim tëprogramit tuaj. Integrimi është pjesa kryesore dhe ne jemi popull shumëeuropian dhe për arsye të politikës së keqe nuk kemi mundur të integrohemime pjesën tjetër të Europes”, theksoi Toska.
Kandidati i ASHE-së për Bashkinë e Cërrikut prezantoi dhe programin e tijpër katër vitet e ardhshme në krye të Bashkisë së Cërrikut. “Në fokus të politikës tonë dhe të programit tonë është punësimi, shkollimi,shëndetësia, infrastruktura duke ecur të sigurt në rrugën e duhur drejtBashkimit Europian, aty ku ne e kemi vendin sepse ne e meritojmë të jemipjesë e saj dhe kam bindjen se së bashku do ta realizojmë. Jemi para njëprove që do ta kalojmë me sukses. Pjesa tjetër e emrit të partisë suaj është ‘uniteti’ dhe më 21 qershor do jemi një sepse do jemi unik, jo për veten tonë, por për të ardhmen e Cërrikut dhe të Shqipërisë, për të ardhmen e fëmijëvetonë, atyre që do vijnë pas nesh. Detyra jone është që këtë vend t’ia lëmë atyre që do vijnë pas nesh. Të kujtohemi si njerëzit që luftuam për Cërrikun dhe njerëzit të mos largohen nga ky qytet për në Tiranë apo jashtë vendit tonë. Me politikat tona ne do ta shndërrojmë Cërrikun në një qytet më të bukur, më të mirë, një qytet ku ke dëshirë të punosh. Më 21 qershor do të kemi fitore të thellë”, theksoi Toska.
Sigal