Topi: PD akoma nën drejtimin e Berishës, bojkoti, lojë tragji-komike

488
Sigal

TIRANE – Ish-Presidenti i Republikës, aktualisht kreu u Frymës së Re Demokratike Bamir Topi, ka hedhur deklarata të forta në drejtim të opozitës, ku thekson se ajo drejtohet nga e njëjta dorë, referuar ish-kryetarit të PD Sali Berisha.
 
Në mbledhjen e asamblesë të FRD, Topi, duke folur për aktualitetin politik në vend, shprehet se bojkoti i opozitës, e ka kthyer Parlamentin në një lojë tragjiko-komike për qytetarët, ndërs i bën apel PD-së që të mbajë përgjegjësinë që i takon dhe të rikthehet në Kuvend.
 
“A e keni parë opozitën e sotme që për ta gjithçka  fillon sikur janë të pafajshëm. Deri dje ata ishin. Kjo lloj opozite e cila duhet të marrë barrën e vetë në Parlament, e ka kthyer Parlamentin në një lojë që i përball shqiptarët me situatën tragji-komike, dhe në mënyrë të dukshme drejtohet nga e njëjta dorë. Dua të bëj apel publik, për të gjithë qytetarët e ndershëm, të shkëputen nga modelet e vjetra.” theksoi Topi

Topi: Kriza politike, një riciklim i modeleve të vjetra
Sipas Topit, kriza aktuale politike, është një riciklim i modeleve të vjetra politike. Sipas tij vendi ka nevojë për reforma, të cilat duhet të kenë në mes jo thjesht konsensus, por një konsensus dhe bashkëpunim demokratik.
 
Duke u ndalur konkretisht tek reforma në drejtësi, Topi theksoi se persona të pamerituar, marrin përsipër të kryejnë reforma të tilla të rëndësishme për vendin.
 
“FRD nuk është e qetë kur situata politike në vend është e njëjta. Kemi një riciklim të krizave, edhe pas ardhjes në pushtet të forcave alternative politike. Bipolarizmi artificial i nxitur nga forcat e vjetra politike, por i pranuar edhe nga konjukturat e komunikimit me ndërkombëtarët, në Shqipëri cilësohet  i dështuar. Ne shohim bisedimet në reforma, veçanërisht reformën në drejtësi. Shqipëria ka nevojë për reforma intensive, por ne nuk fillojmë në vitin 0. Sot e gjithë vëmendja orientohet tek sistemi i drejtësisë. Ka dy modele, një që vjen nga ai që ndjehet rehat me këtë sistem, dhe thotë se mund të rregullohet nga brenda pasi ka njerëzit e tij në gjyqësor. Por ka edhe një variant që merret me reformimin e ligjeve. Kjo politikë e ka për detyrë të reformojë jo vetëm drejtësinë, por të gjithë shtetin e së drejtës. Tani cila politikë do e bëjë? Ajo që ka shkatërruar sistemin e vlerave të votës, që akuzojnë njëri tjetrin. Ne kemi një Parlament të ndërtuar jo mbi zgjedhjen, por mbi vjedhjen. Janë të ftuar ata që në mënyrë të pamerituar, shkojnë për të reformuar drejtësinë. Kjo është dramatike pse njerëzit mashtrohen. Kjo është ajo që në mënyrë të alternuar, dhe të painformuar, zhgënjehen me premtimet e tyre. Pra e kanë nxjerrë shoqërinë shqiptare në ankand.” shprehet kreu i FRD