Topi: PD akoma nën drejtimin e Berishës, bojkoti, lojë tragji-komike

492
Sigal

TIRANE – Partia Demokratike ka akuzuar mazhorancën qeverisëse, duke deklaruar se kjo e fundit, ka përjashtuar opozitën nga delegacioni shqiptar, që do të shkojë në Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Ndërparlamentar, më datat 12 deri në 16 tetor.

Demokrati, Edi Paloka shprehet se fill pas progres-raportit, ku mazhorancës i kërkohej të krijonte kushte opozitës për të zhvilluar veprimtarinë e saj në Parlament, mazhoranca dhunon të drejtat e opozitës.

Më poshtë fjala e plotë e deputetit demokrat Edi Paloka: 

Maxhoranca parlamentare ka ndërmarrë së fundmi, një akt tjetër kundër opozitës shqiptare duke e përjashtuar nga delegacioni i përhershëm i Kuvendit të Shqipërisë në Unionin Ndërparlamentar (IPU). Nga datat 12 deri me 16 tetor do të zhvillohet në Gjenevë, Asambleja e Përgjithshme e Unionit Ndërparlamentar, i cili është organizmi ku përfaqësohen në nivelin më të lartë Parlamentet nga gjithë bota. Në këtë Union dhe Shqipëria përfaqësohet me delegacionin e saj të përhershëm parlamentar që përbëhet nga përfaqësues të maxhorances dhe opozitës, si të gjithë delegacionet e tjera që përfaqësojnë Parlamentin Shqiptar në  Parlamentin Evropian, Këshillin e Europës apo OSBE. Po cfarë ndodh me Parlamentin shqiptar? Vetëm dy ditë pasi Bashkimi Europian i bëri thirrje direkte maxhorancës parlamentare në Shqiperi, që t’i krijojë opozitës kushtet e detyrueshme, për të zhvilluar veprimtarinë e saj të ligjshme, në Parlament. Vetëm dy ditë pasi  Bashkimi Europian në progres-raport, bën të qartë se bashkëpunimi, konsensusi me opoziten dhe gjithpërfshirja, janë kryekushti i BE për politiken shqiptare. Maxhoranca ndermer këtë akt të fundit të dhunimit të të drejtave  te opozitës, duke e përjashtuar nga delegacioni. Opozita as nuk u njoftua për aktivitetin e rëndësishëm të IPU, por në fshehtësi të plote, sikur të ishte pronar i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka urdhëruar ngritjen e një delegacioni sipas dëshirës së tij. Qellimi është që opozites t’i hiqet e drejta e pjesmarrjes, e fjalës dhe e votës në IPU, të drejta që i takojnë sipas rregullave të këtij institucioni ndërkombëtar, e nuk mund t’ia japë apo t’ia heqë as Meta e as Rama sipas tekave të tyre. E gjithë kjo bëhet që opozita të mos ketë mundësi të denoncoje në organizmin më të madh dhe më te rendesishem  parlamentar ne bote, atë që po ndodh në Kuvendin e Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, ky akt është dhe pergjigja e menjëhershme, direkte dhe sfiduese që kjo maxhorance i jep kërkesave dhe kushtit të BE-së lidhur me marrdhëniet me opozitën. Me këtë akt, Kryetari i Parlamentit Shqiptar, i cili publikisht shfaqet si predikuesi më i madh i bashkëpunimit me opoziten, vërteton dhe një herë se bashkë me Ramën, është arkitekt kryesor në dhunimin e vazhdueshem të të drejtave të opozites në Parlament. Rama e Meta, qartazi po kërkojnë eliminimin e opozitës, eliminimin e demokracisë në Shqipëri dhe vendosjen e një sistemi ku edhe opozitën ta emërojnë dhe përcaktojne ata vetë, duke i hapur përfundimisht rrugën vendosjes së sundimit të oligarkise së krimit në Shqipëri. – See more at: http://www.shqiptarja.com/Politike/2732/paloka-rama-meta-perjashtuan-pd-nga-unioni-nderparlamentar-245006.html#sthash.q6ykovlu.dpuf