Topalli tregon pse refuzoi kandidimin: Lulzimi, një kryetar i delegjitimuar që nuk do të zgjasë 4 vjet

390
Deputetja demokrate Jozefina Topalli e ka cilësuar Lulzim Bashën një gënjeshtar në raport me demokratët që sipas saj, i ka tradhtuar përgjatë rrugëtimit të tij politik:

“E kam pasur fjalën për të gjitha gënjeshtrat e tij, para çadrës, pas çadrës, gjatë fushatës dhe pas fushatës. Ta shpartallosh forcën tënde politike dhe të thuash se ky proces e bën forcën politike më të fortë. Nuk mund të ketë një proces me Lulzim Bashën e delegjitimuar. Një person që e përçau PD-në nuk mund të bashkojë me PD-në. Basha ka një aftësi për të tradhëtuar njerëzit e tij. Ka vetëm një mënyrë për ringritur PD-në dhe ai është largimi i Lulzim Bashës. Ka një seri mënyrash për ta bërë këtë, por këtë do ta bëjnë shqiptarët. Shoqëria jonë do të prodhojë të rinj që kanë aftëri lidershipi që do ta përmbysë këtë kastë.”

Në studion e News 24, Topalli nuk e mohoi faktin se ajo do të kishte ambicie për kandiduar si kryetare e PD-së, por: “Unë nuk mund të isha pjesë e një garë sepse do të legjitimoja të delegjitimuarin. Ka fillu me mungesën e kartës morale, ka vijuar me vetëngrije dhe me shkelje të njëpasnjëshme të statute. Ai e ka shkru rezultatin, thjeshtë po pret orën për ta shpall rezultatin”

Po si do të jetë fati i PD-së në 4 vitet e ardhshme dhe çfarë qëndrimi do të mbajë Topalli gjatë kësaj kohe?:
“Unë nuk do të hesht. Unë kam një histori që shkon përtej vetes time. Në PD unë në një farë mënyre unë kam qenë shumë përpara se ajo të lindte në 1991-shin, sepse unë besoj në vlerat e demokracisë dhe lirisë. Nëse mi merr, mi shkel e mi përçmon këto vlera për të cilat familja ime ka bërë vite burg unë kurrsesi nuk mund të heshtë. Unë e di që ka shumë të rinj e të reja, gra e burra që shohin me habi atë po ndodh me zgjedhjen e anadollakut Lulzim Basha. Unë nuk do të hesht. Një lëvizje tjetër? Kurrsesi unë do të vazhdoj të mbetem në partinë time. Kur e shoh që këtë e keqpërdorin vjehrri, kunati apo oligarkë të ndryshëm, dhe të degradojë deri në këtë pikë kjo nuk do të thotë se kjo është një situatë e pakthyeshme. Lulzim Basha nuk do ta mbyllë mandatin 4-vjeçar si kryetar i PD-së, sespe shqiptarët nuk do e pranojnë përçmin dhe kjo do të ndodhë në ditët e javët në vazhdim”.
Sigal