Topalli sulmon Ramën: Fol, pse rri?

425
Pas denoncimit të Blushit, se është kërcënuar nga kryebashkiaku i Kavajës, kryeparlamentari Meta ia ka dhënë fjalën Fatmir Mediut, por ka ndërhyrë Topalli, ku i ka kërkuar kryeministrit të reagojë. 
Topalli: “Fol, mos hesht e qesh aty. Shif çfarë po ndodh more. Kërcënojnë me sms, fol pse rri”.
Rama iu përgjigj nga vendi: Ulu aty
Balla: Ku është procedura këtu
Paloka: Po kjo ishte e rëndë
Meta: Do pushoni se do flasë Mediu
Blushi-Ramës: Po çohu o frikacak, çohu fol apo je shok i Elvisit
Topalli: Çohu, jepi përgjigje
Rama: Ulu moj, ulu. Unë bëj debat me origjinalin
Topalli: Reago pra…
Meta: Jam i detyruar të ndërpres seancën 2 minuta, meqë nuk po ndaloni dhe nuk e lini Mediun të flasë
-Jashtë kamerave
Balla: Edhe ti je shoku i Elvis Roshit dhe ke qenë
Blushi: Unë s’kam qenë asnjëherë as shoku jot, e as i Elvis Roshit
Sigal