Topalli: Rama na nderoi, servil përpara Merkel, tregoi barcaleta

517
Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli duke folur nga foltorja e parlamentit për vizitën e kancelares Merkel në Tiranë, kritikoi kryeministrin Edi Rama për organizimin, duke përmendur fasadën në hyrje të kryeministrisë, kërpudhën në oborrin e kryeministrisë, pikturat me insekte etj. Duke ironizuar ish-kryeparlamentarja tha “Kryeministri na nderoi”.
“Merkel vizitoi Ballkanin duke filluar nga Shqipëria si vend i NATO-s. Kryeministri na nderoi. Kryeministrisë, i vuri një strehë të kapur me tela të trashë për fasadë, si ato të shtëpisë. Natyrisht pa leje, në kundërshtim me ligjin. Në oborrin e kryeministrisë vuri një kërpudhë si në oborrin e shtëpisë së tij. Në mure i tregonte pikturat me insekte, me miza. Për ta mbyllur lideri porositi pyetjen, por Merkel i tha se lider është demokraci”, tha Topalli.
Më tej Topalli u shpreh se pas kësaj situate ku është vendi, shqiptarët duhet të bëjnë një analizë dhe jo të besojnë cafrë thotë qeveria. Ai vlerësoi shqiptarët si njerëz sipërfaqësorë që besojnë edhe kur thuhet “fluturon gomari”. 
“Kjo kërkon një analizë për ne shqipotarët. Ndoshta kombi ynë do kish sot një faqe tjetër, po qe se populli do t gjëmonte gjërat pak më shumë. Ne jemi njerëz pak sipërfaqësorë dhe nuk hyjmë thellë. Kurdoherë në cdo kohë dhe cdo rast shqiptarët janë gënjyer se prej vëllezërve të tij, aq edhe prej të huajve. Ajo që na shquan ne që pësimet nuk na bëhen mësime. Me këtë mentalitet nuk mund të bëhemi kurrë shtet serioz sa kohë që na thonë “fluturon gomari” dhe ne e besojmë”, deklaroi Topalli
Sigal