Topalli: Rama do mbahet mend që nuk do zgjedhje në PS, që lejoi Shqipërinë të boshatisej

409
E ashpër në fjalimin e saj në parlament ka qenë deputetja demokrate Jozefina Topalli, e cila ka shigjetuar drejtpërsëdrejti kryeministrin Edi Rama. Sipas Topallit, kryeministri Rama do të mbahet mend në histori, për dy gjëra. “Unë uroj që ju të përmbyseni sa më parë. Ju nuk bëni dot as zgjedhje brenda partisë. Ky është një alarm i madh për PS, për vendin tonë që po zbrazet, dhe nëse për një gjë do mbetet në histori do jetë, Rama do të mbahet mend si kryeministri që nuk pranonte zgjedhje brenda partisë së tij dhe kryeministri i një vendi që zbrazej dhe që të rritër e fëmijë iknin nga vendi dhe duke e boshatisur”.
Topalli tregoi se një ditë më parë ndodhej në Shkodër ku zhvilloi një takim me miq të saj, të gjithë të papunë. “Ishin 80 vetë të papunë. Burra e gra të papunë. 80 persona të pushuar nga spitali, të papunë. Po mirë mo si i hiqni nga puna gra me 40 vjet punë si infermiere. Po si lini fëmijë pa bukë, u prisni të vetmen të ardhur që kanë?”
Sigal