Topalli: Qeverisë i plasin çdo ditë skandale. Balla: Do nxjerrë tenderin për foninë e Kuvendit

403
Seanca e sotme plenare ka nisur me debat për shkak të nisjes me vonesë të tij pas problemit me foninë e Kuvendit. Pas betimit të deputetit më të ri të Kuvendit, Eduard Ndocaj, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, është ankuar për problemin me foninë duke e quajtur këtë një skandal.  Menjëherë i është përgjigjur deputeti socialist, Taulant Balla, i cili ka thënë se do të nxjerrë tenderin për foninë e Kuvendit që ka bërë Topalli. “Do nxjerrim tenderin për foninë që bëri Topalli. Morën një teknologji të shkatërruar kineze. Tenderi i rikonstruksionit të Kuvendit nuk dihet se si u pagua”, ka thënë Balla. Nxehet Topalli në Kuvend: Shqiptarët kanë për t’iu qitë prej zhelesh jashtë. Balla: E kuptoj historinë tënde të trishtueshme, mbaj Saliun se Luli nuk të do
Pas akuzave të Topallit për qeverinë, duke përmendur tendera makinat e shtrenjta të ministrave, etj, deputeti socialist, Taulant Balla, i është drejtuar ish-kryepalamentares, duke i kujtuar disa asaj disa akuza. “834 mijë kilometra rreth botës harxhonte ajo aty, nuk ke faj ti moj zonjë. Kemi faj ne që për hir të bashkëjetesës me opozitën administrate e kuvendit nuk ka bërë ende një auditim të saktë dhe të të çojë ty në prokurori. S’ke faj, të na bësh ti të ndershmen. 750 mijë euro vetëm naftë në vit? Keni parë të harxhojë kryetarja e Kuvendit? Ja kjo, merrte dhe dietën, se gjoja jetonte në Shkodër dhe e kishte shtëpinë në bllok, merrte 1 milionë e 400 mijë muaj për muaj. Edhe tenderi i rikonstruksionit të kësaj salle nuk dihet si është kontraktuar. Këtë tenderin e fonisë e di Jozefina ku e ka negociuar në cilin hotel apo restorant në Itali”, theksoi Balla. Kundërpërgjigja që Balla mori nga Topalli ishte e shkurtër: Ka dy vite që kam marrë një vendim, burrat që janë nën 150 cm të gjatë nuk i kthej përgjigje.
Debatet
Topalli: Është ora 12:00 kemi dy orë që presim këtu, sepse as sistemi i fonisë këtu nuk funksionon, gjë që është e turpshme. Gjatë këtyre ditëve kemi dëgjuar për skandalet më të mëdha që kanë shpërthyer, duke filluar nga jaguaret. Kur ka ndodhur që një kryeministër të ketë 8 makina personale, dhe të porosisë 14 të tjerë për nëpunësit e tij, pa folur për makinat e qeverisë dhe të ministrave. A kemi ne luksin të flasim për makinat më luksoze? Këtu kemi një tjetër tender ku të njëjtit mik të kryeministrit për ambulancat i jepet tenderi i fundit.
Balla: Në ka njeri fajtor jo për foninë por për hajdutërinë me fondet e Kuvendit për vite me radhë është ajo aty. Do të nxjerrim se ç’tender ka bërë zonja për foninë e Kuvendit. Si e kemi paguar për teknologji gjermane dhe kemi marrë një teknologji të shkatërruar kineze. E ke bërë ti zonjë, ti që bën si e ndershme. 834 mijë kilometra rreth botës harxhonte ajo aty, nuk ke faj ti moj zonjë. Kemi faj ne që për hir të bashkëjetesës me opozitën administrate e kuvendit nuk ka bërë ende një auditim të saktë dhe të të çojë ty në prokurori. S’ke faj, të na bësh ti të ndershmen. 750 mijë euro vetëm naftë në vit? Keni parë të harxhojë kryetarja e Kuvendit? Ja kjo, merrte dhe dietën, se gjoja jetonte në Shkodër dhe e kishte shtëpinë në bllok, merrte 1 milionë e 400 mijë muaj për muaj. Edhe tenderi i rikonstruksionit të kësaj salle nuk dihet si është kontraktuar. “Hajde këtu rregulloje se rregullohemi më mbrapa me lekët tek tunxhi”. Këtë tenderin e fonisë e di Jozefina ku e ka negociuar në cilin hotel apo restorant në Itali.
Leskaj: Sa i përket defektit të fonisë na i ke lënë ti peshqesh
Topalli: Ka dy vite që kam marrë një vendim, burrat që janë nën 150 cm të gjatë nuk i kthej përgjigje. Për të mbrojtur kryeministrin Rama është vetëm një gojështhurur që paguhet për të shpifur, për të sharë, mua nuk më bën përshtypje. Qeveria e 1 milionë shuplakave është nën dimrin e vetmisë së madhe. Ngrihuni në këmbë që të shiheni e pastaj flisni. Para pak vitesh kur kam qenë në karrigen e zonjës i kam kërkuar rojeve të kapnin për zheles e ta nxirrni jashtë. Ju kërkoj ndjesë, sot është koha që shqiptarët kanë për tu qit për zhelesh e kanë për t’ju nxjerrë të gjithë jashtë
Balla: Zonja ka histori të trishtueshme në jetën e vet dhe unë e kuptoj. Edhe në partinë tënde nuk të duan më, ne jo e jo se s’të kemi dashur ndonjëherë. Por frustrimet e tua mbajë për vete, ndërkohë mbaj Saliun se Luli nuk të do.
Sigal