Topalli për kallëzimin ndaj Berishës: Hakmarrje për Milin dhe Frrokun

452
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli reagoi sot, pasi Taulant Balla depozitoi padinë për ish-kryeministrin Berisha. Sipas Topallit, këto veprime të socialistëve, janë hakmarrje për denoncimet e ish-liderit të demokratëve. “Hakmarrja për Milin dhe Frrokun vjen nga një i dëshpëruar. Denoncoi Shullazin, e përjashtuan për 10 ditë, denoncoi Arben Frrokun i bënë kallëzim penal”-thotë Topalli. Ndaj Berishës u depozitua një denoncim nga deputeti socialist Taulant Balla, për thirrjet për armatosje të popullit, ndërsa Byroja mori vendim ta përjashtonte 10 ditë nga punimet e Parlamentit.
Sigal