Topalli në Kuvend: S’kam qenë kurrë politikane e konsensusit, s’bëj asnjë hap mbrapa

387
sh-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, akuzoi ashpër krerët e maxhorancës Rama-Meta për përqendrimin e shumë pushteteve në duart e tyre. Gjatë fjalës së mbajtur në seancën plenare të së enjtes, Topalli tha se pushteti i përqendruar në dy-tre veta përbën një rrezik për vendin, ndërsa denoncoi manipulimet e kryera nga shumica në zgjedhjet e 21 qershorit.
Topalli tha se asnjëherë nuk ka qenë një politikane e konsensusit, por e bindjeve të saj, duke treguar se i qëndron deklaratave të bëra dhe qëndrimeve të mbajtura ndaj maxhorancës. “Unë nuk jam politikanë e konsensusit, s’kam qenë kurrë. Jam politikanë e bindjeve të mia. Kjo zonja që keni përballë nuk bën asnjë hap mbrapa. Më pëlqen të debatoj dhe nuk më pëlqen që njerëzit që rrinë pas meje të jenë dakord me mua sepse kjo është e vërteta. Të dashur miq, ku vend po rrëshqet. Po vuan një rrënim të madh. Është i pasigurt, ky vend është në rrezik. Unë besoj dhe uroj që shqiptarët të reagojnë, vendi është në emergjencë. Dy vetë, tre vetë, nuk mund të mbajnë peng këtë vend”,-deklaroi Jozefina Topalli.
Ish-kryeparlamentarja tha se maxhorancës nuk i mjaftoi vota e shqiptarëve më 23 qershor 2013-të, por vijoi me blere të mandateve të deputetëve, me qëllim përqendrimin e sa më shumë pushteteve në duart e tyre. “83 deputetë nuk ju mjaftuan dhe bletë edhe deputetin tjetër, pastaj gjatë muajve morët edhe shumë deputet dhe grupe parlamentare dhe prape nuk ju mjaftuan. Edhe me zgjedhjet në Korçë që e dinit që do fitonit, prape nuk ju mjaftuan… nuk ju mjaftoi pushteti me KLD, nuk ju mjaftoi as kur morët AMA-n as shumicën në institucione të tjera”,-tha Topalli.
Sigal