Topalli: Ligji për arsimin e lartë, arsye për të rrëzuar qeverinë

401
Debatet para miratimit ose jo të ligjit për arsimin e lartë, kanë qenë të nxehta pasditen e sotme në parlament. Jozefina Topalli ka thënë se nëse ky ligj kalon, atëherë ka një arsye më shumë për rrëzimin e qeverisë. “Refuzojeni këtë ligj. Sepse një milion të papunët nuk kanë 3 apo 4 mijë euro për të paguar universitetin. Në këtë tarifë nuk përfshihen librat, transporti. Refuzojeni këtë ligj, sepse ky është ligji që u thotë të rinjve, ikni. Ky kryeministër ka zgjedh të bëjë tregti diplomash”, deklaroi Topalli. “Ky ligj është një arsye për të rrëzuar regjimin”, ka vijuar më tej Topalli.
Sigal