Topalli kryqëzon Bashën: Po shpallesh fitues si humbësi katastrofal i 25 Qershorit

439
E ashpër është treguar ish nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli me Lulzim Bashën ditën që demokratët janë thirrur për të zgjedhur mes tij dhe Eduard Selamit, kryetarin e ri të partisë.

E ftuar në “Kjo Javë” në News24, Jozefina Topalli e ka konsideruar Bashën si një humbës katastrofal i cili sot po shpallet fitues në PD:

“Është mjerim. Dita e sotme do të vulosë marrjen peng të PD-së nga humbësi më i madh në PD-në. Të shpallësh fitues humbësin katastrofal të 25 Qershorit kjo është një ditë e rëndë për forcën time politike. Por mbi të gjitha edhe për vendin. Ajo që ka ndodh përgjatë kësaj periudhe jo vetëm që është e paprecedentë për PD-në por edhe për çdo parti tjetër. Që të pësosh një humbje me 230 mijë vota dhe kryetari të mos japë dorëheqjen, por të fillojë një proces butaforik dhe antikushtetues ose me saktë antistatutor, ky është turp. Ky proces nuk është as politik as statutor, por është frigoriferik. Kjo është faza finale e një culture të Lulzim Bashës i cili prej vitesh nuk ka patur një projekt zhvillimi por ka patur vetëm një projekt për asgjësimin e PD-së”.

E pyetur për lëvizja e kritikëve të Bashës, dhe mungesën e saj në takimin e djeshëm, Topalli tha se ndryshe nga kjo lëvizje, kritika e tij ndaj Lulzim Bashës është edhe me e hershme në histori, dhe kërkesat e saj ndaj Bashës janë më të ashpra kur kujton se ajo i ka kërkuar atij dorëheqjen e parevokueshme. Duke komentuar këtë lëvizje, zonja Topalli tha:

“Jam me këtë frymë dhe do të jem. Nuk bie dakord me termin anti-Basha. Ju po flisni për disa emra por janë me mijëra anëtar të cilët kanë një thirrje, një apel për të një analizë. Ka ndodhur një krim, unë nuk bëj sikur nuk e kam parë. Unë nuk mund të bëj sikur verbëria e kryetarit të partisë time nuk është sharlatanizëm në shkelje të statutit. Cdo përpjekje për ta vendosur procesin në shina statuore në mënyrë që PD-në të mos e lëmë peng të një njeriu që e ka cuar partinë në kuotat më minimale. Në raport me emrat që përmendi unë kam një histori më të hershme kritike. Unë kam patur kërkesë për dorëheqej të parevokueshme. Ato që thonë se ai nuk duhet të japë dorëheqjen ata nuk e duan PD-në. Të tjerët po. Shqiptarët e kanë shkarkuar Bashën më 25 Qershor. Janë 230 mijë votat të shqiptarëve që e kanë refuzuar Bashën”.

E duke komentuar reagimin e Sali Berishës gjatë ditë së sotme, Topalli komentoi: “Zoti Berisha ka dhënë dorëheqjen e tij të parevokueshme kur kishte edhe 230 mijië vota më shumë se Zoti Basha. Cështja e dorëheqjes është cështje morali. Ato që presupozohen se janë kryetar të partisë që nesër do të udhëheqin shtetin nesër duhet të kenë moral. Presupozohet që ai që është kryetar i një partie ka një moral. Ai që regjistron një rezultat katastrofal dhe nuk respekton statutin tregon se nuk ka moral”.
Sigal