Topalli kritikon Bashën, ndërhyn Fufi: Kush emëroi në krye të KQZ, Luzin?

476
Në mbledhjen e parë pas zgjedhjeve të 21 qershorit, grupi parlamentar i Partisë Demokratike është përfshirë në debate për rezultatin e arritur.
Ish-kryetarja e Kuvendit, akuzat dhe kritikat publike i ka shprehur dhe në mbledhje, duke i kërkuar kreut të PD-së, Lulzim Basha që të ndalë sulmet ndaj saj nga kryetarët e degëve të PD-së.
Por si rrjedhojë i këtij diskutimi ka qenë deputeti i Kurbinit, Mhill Fufi, i cili i ka kujtuar Topallit se kush emëroi në krye të KQZ-së, Lefteri Luzin, e cila sipas tij po mban qëndrime kundër Partisë Demokratike në proçesin e administrimit të zgjedhjeve.
Ka qenë kryetari, Luzim Basha, i cili ka ndërhyrë duke theksuar se ky debat nuk është në rend të ditës së mbledhjes.
Sigal