Topalli kërkon zgjedhje të parakohshme, Rama: Ëndërron të humbë prap kryetari i vogël

500
Kryeministri Rama dhe ish-kryeparlamentarja Topalli replikuan mes tyre gjatë seancës së sotme plenare, teksa kjo e fundit i kërkoi shefit të qeverisë të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Duke ju referuar mungesës në seancë të zotit. Meta, Ministrave dhe deputetëve të LSI, Topalli i tha Ramës se aleati i tij e ka braktisur qeverinë e 1 milion shuplakave.
Në përgjigje të kësaj kërkesë, Rama i kujtoi Topallit se nuk është tharë akoma vula e rezultatit të 21 qershorit.
Sipas tij, “mazhoranca nuk mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pse zonja. Topalli ëndërron sërish të humbë në zgjedhje kryetari i saj i vogwl i partisw”.
Topalli: “ Është në vitin e tretë të qeverisjes dhe stërgjatja e tij që nuk ka asnjë lidhje me parlamentin dhe as karrigen e tij për mënyrën si foli ngjason me një të folur në kabare. Ka një arsye të madhe sot më shumë se anjëherë tjetër sot kryetari i Kuvendit, Ministrat dhe deputetët e LSI e kanë bojkotuar qeverinë e 1 milion shuplakave. Sot Qeveria e Edi Ramës ka rënë. Ky është thelbi i stërzgjatjes në gënjeshtra, mashtrime, fyerje, syulme, kërcënime që i bën opozitës. Zoti. kryeministër, kur nuk ka më vota është mirë të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Je në vitin e tretë të qeverisjes, në 25 vite nuk gjendet një qeveri tjetër e majtë apo e djathtë të ketë dështuar në mënyrë më spektakolare se qeveria e drejtuar prej jush. Asnjë bisedë me pasqyrat duke menduar se çfarë do thonë te kundërshtari për t’iu përgjigjur pastaj me gënjeshtra, nuk ju shpëton nga kjo situatë. Nuk është dramatike të shkosh në zgjedhje të parakohshme, shkohet, trego çfarë ke bërë, thuaju atyre se ndoshta të besojnë se është rritur punësimi me 10%, se janë rritur të ardhurat, se çmimet kanë rënë, se i vjen era shtet këtij shteti. Vetëm sot në përgjigje të premtimeve se do të ketë shëndetësi falas u dëgjua që në Berat edhe ambulancat janë kthyer në salla bukurie ku bëjnë pedikyr etj etj. Kjo është era shtet? Një shtet ku kërcet tritoli, ku është kapur për fyti nga mafia, një shtet ku vriten, ku Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm zgërdhihen dhe pse me makinat e tyre trafikohet drogë, një shtet ku deputetët janë të akuzuar për vrasës, deputetët që janë të akuzuar fort për tutorë të qënieve njerëzore dhe Kryeministri e dridhte tre orë rresht përrallën e kaluar se nuk kishte guxim të thoshte se deputeti nuk kishte dhënë dorëheqje, ndryshe nga çkishte gënjyer. Zoti. Rama të ka rënë qeveria, Ilir Meta të ka ik, Ministrat të sabotojnë, asnjë deputet i LSI nuk është këtu, ti je vetëm. Shko në zgjedhje të parakohshme, drejtoju shqiptarëve dhe kërkoju votat dhe pale a po ta japin për të gjithë premtimet e mbajtura”.
Rama: “Jozefinë, kryetari i partisë tane, ky i vogli jo i madhi, para disa muajsh i ftoi shqiptarët në një referendum dhe thirrjes për referendum ju bashkuan të gjithë veç teje. Por këtu nuk hyj të gjykoj se çfarë arsyesh kishe ti që nuk kërkove referendum. U kërkua një referendum nga PD dhe jutha shqiptarëve në 21 qershor të gjithë në votime për të rrëzuar qeverinë, janë orët e fundit, tik-tak, tik-tak, me sahat me zile, me zile pa sahat dhe vajtën në referendum Jozefinë.Po të kujtoj rezultatin e referendumit, 1 milion ishin, 1 milion janë.Nuk po të llogaris se çfarë u shtuan, por vetëm çfarë ishin dhe çfarë janë. Zgjedhje të parakohshme se ti ëndërron që të humbë prapë kryetari jot i vogël dhe pastaj të shohësh dhe të bësh në punët e SHQUPI-t ne nuk bëjmë dot. Ju jeni në hall, ne ua dimë hallin, por nuk merremi dot me hallet tuaja dhe nuk shkojmë dot në zgjedhje se ju keni halle. Nuk mund të shkosh dot në zgjedhje të parakohshme, sepse nuk është tharë akoma vula e rezultatit, e kërkuat ju referendumin jo ne. Gjejini punë opozitës, merruni me gjëra serioze, hajdeni për të diskutuar për çështje programore, por ju program s’keni, lider nuk keni, jeni katandisur tek ky lideri këtu në pritje( i drejtohet Palokës).
Sigal