Topalli: Demokratë largoni Bashën, vendi pa opozitë

607
Ish-kryetarja e Parlamentit dhe njëkohësisht ish-deputete e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka reaguar pas votimit të Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit. Topalli nuk shprehet e befasuar që deputetë të Lulzim Bashës votuan pro Ruçit. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Topalli shkruan se demokratët duhet të largojnë Lulzim Bashën, pasi është ky i fundit që ka shitur PD-në. “Kjo nuk është Partia Demokratike! Vendi është pa opozitë! Largoni Lulzim Bashën. Ai ka shitur Partinë Demokratike. Menjëherë pas betimit si deputet, lista e deputetëve e familjes së Lulzin Bashës Isufit, kontribuoi në zgjedhjen me 80 vota të Gramoz Ruçit, Kryetar të Kuvendit të Shqipërisë, 27 vite pas rrëzimit të komunizmit. Reagimi i demokratëve në rrjetet sociale ka qenë një furtunë”, shkruan Topalli.
Sigal