Tom Doshi: Vrasja e Santos, polici pa radio. Arrestimet, teka të Tahirit!

427
Sigal

Deputeti i majtë: Jo parade mediatike, por përkujdesje konkrete me policinë

Gjatë diskutimit të projektligjit për Policinë në Komisionin e Ligjeve, deputeti i Partisë Socialiste, Tom Doshi ka kritikuar ashpër sërish funksionimin e policisë dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Duke marrë shembull rastin e vrasjes së biznesmenit Artan Santo, ai ka theksuar se polici nuk kishte i pajisur me makina, motorrë apo radio dhe nuk bëri asnjë gjë. “Rasti i Artan Santos, polici nuk kishte radio. Punonjësi i policisë nuk ka bërë asgjë. Çfarë përgjegjësie ka policia, kur nuk ka radio. Për këtë shkak, ditën e vrasjes, postblloqet e Policisë nuk u arrit të ngriheshin deri në Bubq, afër Fushë Krujës, shtoi ai?”- ka deklaruar Doshi. “Jemi të ndërgjegjshëm se kemi mangësi’- është shprehur përfaqësuesi i Ministrisë së Brendshme Bilbil Mema. Doshi i’ a hoqi meritat Tahirit për operacionin në Lazarat, duke e konsideruar atë si një operacion që mund ta bënte kushdo dhe një sukses vetëm të policëve që sakrifikuan atje, jo i Tahirit. Por debati ka vazhduar pasi deputeti Doshi ka këmbëngulur  duke thënë se: “Përgjegjësi e kujt është që nuk kishte radio? Përgjegjësi e kujt është që nuk u ngritën postblloqet? Nuk ka makina dhe nuk ka benzine. U kam dhënë lekë për benzinë policëve.”- deklaroi Doshi. Ai theksoi se më i përgatitur është polici privat se ai i shtetit. Deputeti Doshi ka vazhduar kritikat ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit. Ai është shprehur se po arrestohen njerëz sipas qejfit të ministrit. “Kanë mbajtur në polici për 24 orë, njerëz për teka të Tahirit. Kjo gjë ka ndodhur dhe me ministrin e mëparshëm. Ndalohen njerëz që nuk kanë dokumente me vete. 3 mijë makina te Rezervat e Shtetit, se i teket policit. Shoqërohen në polici shitësit e qumështit. Motorët dhe makinat, me çfarë baze bllokohen. Qytetarët s’kanë lekë të hanë bukë, jo të bëjnë gjyq. Qytetarëve pa siguracione u sekuestrohet mjeti”, u shpreh i revoltuar Doshi. Ç’është kjo mburrje e Ministrit të Rendit që del e thotë “kam bërë namin”?! Duke kaluar në një çështje tjetër, Doshi vërejti: “Tani ne e dimë se Lazarati duhej t’ u godiste, kushdo mund ta bënte, gjithkush mund ta bënte, nuk është sukses i Ministrit të Rendit, por i atyre policëve që shkuan dhe sakrifkuan atje. Unë jam gjithmonë në mbrojtje të policisë”, thekson Tom Doshi