Tjetër takim për ngërçin? Kreu i KQZ-së Denar Biba shkon në selinë e kryeministrisë

387
Denar Biba, kreu i KQZ-së ka shkuar në godinën e kryeministrisë paraditen e sotme. Nuk është mësuar ende se me kë është takuar kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kryeministri, por Denar Biba shkoi atje pak minuta pas takimit të Edi Ramës me Ilir Metën në selinë e Kuvendit.
Nga ana tjetër emri i Bibës është përfolur mbrëmë për zgjidhjen e krizës. Vetë Lulzim Basha u shpreh sot se Rama është gati të dorëzojë ministrat e tij, kreun e KQZ, zyrtarë në polici, por nuk është gati të dorëzojë karrigen e tij.
Sigal