Tjetër grup me deputetë në PD kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të Bashës

469
Një tjetër grup me deputetë dhe 8 ish-deputetë të PD kanë kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kreut të PD Lulzim Basha nga drejtimi i partisë, pas listës me 19 anëtarë të Kryesisë së PD. Kjo kërkesë vjen pas rezultatit katastrofik në procesin zgjedhor të 25 qershorit dhe lojës së “pakapshme” të Sorosit në politikën shqiptare.

“Dorëheqjen e menjëherëshme dhe të parevokueshme të Kryetarit, Lulzim
Basha, si përgjegjës i vetëm për humbjen e paprecedent dhe dramatike të PD në këto zgjedhje si dhe për dështimet e njëpasnjëshme elektorale gjatë mandatit të tij”, thuhet në deklaratë.

Këta 74 deputetë por dhe ish deputetë shprehen të shqetësuar për:
-Për rezultatin katastrofik te PD në këto zgjedhje;
-Për thellimin e dobësimit të kapaciteteve konkuruese elektorale dhe organizative të PD-së
-Për shkeljet e rënda dhe nëpërkëmbjet statutore 4 vjeçare,
-Për kërcënimin e identitetit tonë si demokrate nga goditjet sistematike të qëllimshme e kompleksive të simboleve të PD,
-Për mospërfilljen e vazhdueshme të forumeve vendimmarrëse të PD-së;
-Për mungesën e një perspektive të afërt, të qartë,shpresëdhënëse për demokratët;
Të ndërgjegjshëm për peshën e rëndë të misionit opozitar përballë maxhorancës të pamerituar dhe të pakontrolluar të Edi Ramë-s e cila u mundësua nga sjellja e papërgjegjshme dhe pazaret okulte politike të Lulzim Bashës,
Të ndodhur në një situatë të paprecedent të rënies së rezultateve elektorale të PD-së gjatë kohës së qënies në opozitë dhe të precedentit të zbatuar ne PD nga Kryetari i Partisë,për raste të tilla;

Me këtë inicativë ata kërkojnë: 
1. Dorëheqjen e menjëherëshme dhe të parevokueshme të Kryetarit, Lulzim
Basha, si përgjegjës i vetëm për humbjen e paprecedent dhe dramatike të PD në këto zgjedhje si dhe për dështimet e njëpasnjëshme elektorale gjatë mandatit të tij.
2. Fillimin e një procesi të analizës dhe reflektimit serioz e te pergjegjshem per Rindërtimin e shpejtë te PD, si hap i parë për ringritjen e të djathtës në Shqipëri.
3. Zhvillimin e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës dhe me garanci të
plota statutore dhe të çliruar nga çdo ndikim i hapur ose i fshehtë.
I bëjmë thirrje cdo demokrati që t’i bashkangjitet listës së hapur që shoqëron këtë qëndrim.

Kanë firmosur: 
1. Besnik Mustafaj
2. Gjergj Lezhja
3. Tomorr Alizoti
4. Julian Deda
5. Leonard Olli
6. Zana Guxholli
7. Majlinda Bregu
8. Genc Ruli
9. Ridvan Bode
10. Armand Teliti
11. Astrit Patozi
12. Keltis Kruja
13. Agron Musaraj
14. Igli Cara
15. Ardian Kollozi
16. Rajmond Hoxha
17. Eleina Qirici
18. Gjergji Papa
19. Bedri Hoxha
20. Roland Keta
21. Kreshnik Bozho
22. Gent Minarolli
23. Mirgen Lata
24. Shrefedin Shehu
25. Fabian Topollaj
26. Grigels Mucollari
27. Arieta Keci
28. Andi Permeti
29. Kozma Dashi
30. Ferdinand Shehu
31. Roland Keta
32. Dashnor Sula
33. Shaban Memia
34. Arqile Gorea
35. Artur Shehu
36. Vasillaq Ndreko
37. Ermira Qosja
38. Luter Nuraj
39. Atird Hoxha
40. Viktor Bezhani
41. Gjovalin Bzheta
42. Edi Vecani
43. Vilson Haxhiraj
44. Agron Hasanbasha
45. Mirela Mucaj
46. Remzi Haxhiu
47. Bedri Luku
48. Iriat Hyka
49. Mirela Hasanaj
50. Ilia Milo
51. Artur Ajazi
52. Edlira Jakova
53. Renato Preza
54. Koco Bello
55. Valter Miza
56. Ramadan Hoxha
57. Genci Doci
58. Ilir Laci
59. Bedri Mihaj
60. Florian Dani
61. Vasillaq Ngresi
62. Nexhmi Dokollari
63. Ermir Petriti
64. Demir Gjana
65. Spartak Shaholli
66. Armand Cenolli
67. Aurel Agolli
68. Ilir Kondi
69. Ndue Paluca
70. Guri Tatari
71. Ilir Krosi
72. Kristo Cipa
73. Nexhmie Xhuveli
74. Vasil Milo Rrapo
Sigal