Tjetër denoncim për Tahirin, Basha publikon mesazhin e gardistit: Gruaja e ish-ministrit…

625
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një mesazh që i ka dërkuar një punonjës i Gardës së Republikës.
Në mesazhin dërguar kryedemokratit Basha, gardisti shkruar se në 17 tetor bashkëshortja e Saimir Tahirit ka shkuar në darkë vonë në zyrën e ish-ministrit në institucionin e Gardës. Sipas tij, aktualisht ish-ministri Tahiri ka dy zyra në Gardën e Republikës, të cilat i administron.
Sipas Bashës, kjo provon faktin se kryeministri Rama e ka mbrojtur Tahirin duke i dhënë kohë, që ky i fundit të shkatërronte provat në këmbim të heshtjes.
DENONCIMI TE BASHA
Ja pse Rama e mbrojti Tahirin nga arresti, shkatërron provat në këmbim të heshtjes:
“Jam një punonjës në Gardë. Me datë 17 tetor zonja e Sajmir Tahirit ka ardhur në darkë vonë dhe ka qëndruar në ish zyrën e Sajmir Tahirit rreth 5 orë. Aktualisht Saimir Tahiri ka dy zyra në Gardën e Republikës të cilat i administron dhe para 10 ditëve ka ardhur natën dhe ka qëndruar disa orë”.
Sigal