Tiranë – Rama lavdëron Nikollën: Zysha që “mundi” burrat me dije dhe grada shkencore në 20 vite

435

Sigal

Në takimin më të ëmbël me mësuesit nga i gjithë vendi për
t’ju komunikuar rritjen e pagës, siç u shpreh vetë kryeministri Rama, u
vlerësuan përpjekjet e këtyre të fundit.

“Për ju është takimi më i ëmbël, nuk është vetëm për të
kërkuar që të gjithë sëbashku të jeni pjesë e një përpjekje të vështirë, por
për të treguar se përpjekjet shpërblehen. Pikërisht sot është e nevojshme të
kthejmë kokën 3 vjet më parë, të kujtohemi se kur morëm detyrën gjetëm një
situatë shumë të vështirë në të gjithë sektorët, u gjetëm me duar të lidhura
për shkak të një borxhi të fshehtë 720 mln dollarë, pjesë e të cilit ishte edhe
borxhi në sistemin arsimor”,- tha Rama në nisje.

Përpara mësuesve i pari i qeverisë tregoi arsyet pse rritja
e pagave vonoi 3 vite, por edhe reformat e thella e të vështira, për të cilat
nuk nguroi të lavdëronte ministren e Arsimt dhe Sportit, Lindita Nikolla.

“Një zysh si të gjitha gratë dhe vajzat këtu mundi të bënte
në krye të ministrisë atë që një karvan i tërë burrash me grada shkencore nuk e
bënë dot kurrë në 20 e kusur vite me radhë. Hynë në atë institucion me grada në
kraharor dhe siç hynë dolën duke lënë pas rrënimin e sistemit tonë arsimor.
Mjafton të shikojmë rezultatet e operacionit në arsim për ta konfirmuar me
fakte këtë që thashë, duke filluar nga tekstet, 650 tekste u fshinë nga bankat
falë pjesëmarrjes së të gjithë mësuesve që për herë të parë patën të drejtën të
japin mendimin e tyre që për vite të tëra me imponim absurd nga lart u detyruan
të jepnin mësim, kur vetë mësuesit ishin të vetëdijshëm që nuk ishin për
mësim”,- shtoi ai.