TIRANË/ Numërohen 718 nga 1198 kuti, PS kryeson me 16 deputetë, LSI merr të 5-in. Luan Rama hyn në Parlament

413
Në qarkun e Tiranës që është edhe më i madhi në vend ku dalin 34 mandate deputetësh janë numëruar deri tani 718 nga 1198 kuti votimesh ne total.
Në bazë të këtij numërimi udhëheq PS me 113733 vota ose 16 mandate. PD ka 80331 vota ose 12 mandate. Nga numërimi i deritanishëm LSI ka 33686 vota ose 5 mandate dhe sipas këtij rezultati paraprak nënkryetari i kësaj partie, Luan Rama, i renditur i 5-ti në listën e LSI arrin të hyjë në Parlament.

Ndërkohë LIBRA e Ben Blushit ka siguruar momentalisht 5543 ose 0 mandate. Kurse PDIU ka marrë 7778 vota ose 1 mandat, që do të thotë se sipas këtij rezultati paraprak kryesuesi i listës së Tiranës, Shpëtim Idrizi, sipas rezultatit që ka dalë deri tani të jetë në Kuvend.
Sigal