Tiranë – Meta pret Laura Boldrinin: Italia, kontribut të paçmuar për integrimin e Shqipërisë

402
Sigal


Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Laura Boldrini nisi
paraditen e së enjtes një vizitë dyditore në Tiranë, me ftesë të kryetarit të
Kuvendit, Ilir Meta. Pas takimit në Kryesinë e Kuvendit me homologun Meta, një
konferencë të përbashkët për shtyp, kreyparlamentari vlerësoi kontributin e
paçmuar të Italisë përgjatë këtyre viteve, ndërsa theksoi se vendi fqinj mbështet
hapjen e negociatave me BE.

“Është kënaqësi e
veçantë që kryetarja e parlamentit italian viziton vendin tonë. Italia ka qenë
dhe mbetet avokatja në këtë drejtim, pasi ne mbështetmi shumë tek ky vend, Sa i
takon edhe çeljes së negociatave me BE.”, tha Meta.

Ndërkohë, gjatë fjalës
së saj, kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Laura Boldrini theksoi se
vendi ynë në këto vite ka ecur përpara, ndërsa Italia do të mbështes integrimin
e saj në BE.

“Ndryshimi shihet që në
aeroportin e Shqipërisë. Vendi juaj ka pësuar ndryshime të mëdha në këto vite.
Kjo përben një rëndësi të madhe për komunitetin shqiptar në Itali, pasi
komuniteti shqiptar në Italia ka punësuar jo vetëm veten, por edhe shtetas
italian. Ky është një mësim i mirë për të gjithë ata vendet e ne dhe për atë
sipërmarrës të frikës që kanë frikë të investojnë. Ndaj nuk mund të luftohen
kundër emigrantëve për ngritje të mureve dhe telave me gjemba. Studentë
italianë studiojnë në universitetet shqiptare, dhe kjo ishte e paimagjinuar
para ca vitesh. Mendoj se pas disa vitesh sipërmarrës italianë, do jenë
gjithmonë pjesë e investimeve ë këtë vend. Komuniteti Arbëresh përben pjesë e
trashëgimisë kulturore për ne. Jam këtu për t’ju ofruar një protokoll dypalësh
mes dy parlamenteve për të konrektizuar bashkëpunimin mes palëve. jam këtu për
të afirmuar një miqësi të vjetër, që çdo ditë duhet të ushqehet”, tha
Boldrini.

Rreth ores 13:00
kryetarja e Dhomës së Deputetëve italianë do t’i drejtohet me një fjalë përshëndetëse
Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë kësaj vizite, znj. Boldrini do të takohet edhe me
përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar, Presidentin e Republikës, Bujar
Nishani, ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, etj.