Tiranë – Dita e pestë e protestës, Basha: S’ka kthim në parlament pa qeveri teknike

430
Ka hyrë në ditën e pestë protesta e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara zyrave të Kryeministrisë. Kërkesa kryesore e opozitës është krijimi i një qeverie teknike që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha thotë se është i vendosur ti shkojë deri në fund pa asnjë kompromis apo pazar. Në mesazhin që përcolli sot në çadrën e ngritur prej 18 shkurtit 2017 para kryeministrisë, Basha tha se Rama e Meta duhet të dëgjojnë mirë këtë dhe jo një por 10 darka të hanë bashkë nuk do të ketë asnjë tërheqje apo pazare

Basha nënvizoi sërish se nuk ka kthim në parlament pa plotësuar kushtin e qeverisë teknike

Deputeti i PD, Aldro Bumçi tha se “ajo që thotë PD është 100% qëndrimi i PD, zgjedhje të lira dhe luftë krimit dhe drogës.”

Ora 11: 00 Basha: S’ka kthim në parlament pa qeveri teknike 

Basha: Çdo përpjekje për të bërë pazar me shpresën e besimin për zgjedhje të lira do të dështojë me turp. Nuk jemi këtu për të bërë pazar me protestën e popullit e të lëmë në baltë qindra qytetarë që na bashkohen dhe po na bashkohen ditë për ditë. Jemi këtu për të shembur në themele këtë sistem të korruptuar. Nuk ka kthim pas nga protesta, nuk ka kthim në parlament pa plotësuar kushtin qeveri teknike për zgjedhje të lira e të ndershme.
Sigal