“T’i plotësojnë siç i duam ne”, studentët e Juridikut: Dje jemi provokuar

420
Sigal

Studentët e Juridikut vijojnë t’u qëndrojnë pikave të tyre, ndërsa kanë denoncuar një rast, që sipas tyre anëtarët e forumit rinor të Partisë Socialiste i kanë provokuar gjatë ditë së djeshme, teksa mblodhën firmat e disa studentëve për të vijuar procesin mësimor.

Studentët janë shprehur se do të vazhdojnë të qëndrojnë deri në momentin që kërkesat e tyre të plotësohen ashtu si ato i kanë kërkuar, dhe jo në mënyrën si kryeministri dëshiron t’i plotësojë.

“Dje patëm një provokacion të forumit të PS, të cilët morën nismën për një peticion për të mbledhur firmat për të nisur mësimin. Për këtë arsye ne e cilësuam një provokacion. Kemi patur kontakte me pedagogët, presim një deklaratë të tyre, e cila do të jetë pa diskutim pro nesh.

Siç është deklaruar edhe në ditët më përpara, ngujimi ynë do të vijojë deri në plotësimin e 9 pikave ashtu siç duam ne të plotësohen dhe jo siç duan ata”, u shpreh një nga studentët.