Thirrje e fortë e Bashës: Rama po kërkon viktima, mos bini pre e planeve të tij kriminale!

439
Sigal

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka bërë një thirrje të fortë qytetarëve në mbarë vendin” Mos bini pre e planeve kriminale të Ramës.

Në një deklaratë për shtyp dhënë sot nga selia blu, lidhur em shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës nga ana e kryeministrit, Basha tha se  “Edi Rama po kërkon viktima për të mbajtur pushtetin. Këto plane i zbaton me kriminelë dhe të fortë.

Ne nuk do ta lëmë këtë plan kriminal, që mund të ndezë kudo. I bëjmë thirrje qytetarëve: mos bini pre e planeve kriminale të Ramës. Ne jemi të fortë dhe ne ne jemi shumica.

Rama dhe mercenarët e tij shumë shpejt do të jenë keq. Ata e dinë fundin e tyre ndaj reagojnë si egërsirat e plagosura për vdekje. “