Thirrja e Makoveit: Të inkriminuarit të largohen nga pozicionet publike

421
Bashkimi Europian edhe njëherë ka bërë thirrje që personat me të kaluar krimnale të largohen nga administrata. Kryetarja e Komitetit për MSA-në BE-Shqipëri Monika Makovei ka theksuar se njerëzit me të dhëna krimnale që janë në pozicione publike duhet të japin dorëheqjen. Sipas saj prokurorët duhet të lejohet të hetojnë akuzat, pavarësisht partisë politike ku janë të përfshirë.
Eurodeputeteja thotë se interesat e Shqipërisë dhe popullit shqiptar janë përtej çdo partie politike apo interesave individuale. Duke kujtuar takimin e fundit në Tiranë, Makovei iu bën thirrje partive politike të dialogojnë.
“Ne punojmë për popullin shqiptar, jo për partitë. Shqiptarët duan futjen në BE, sepse kjo sjell një përmirësim në jetën e tyre, në shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut, punë, dhe sektorin e shëndetit publik ndër të tjera. Për të siguruar të ndodhë kjo, politikanët duhet të mbeten të bashkuarsepse ky objektiv shkon përtej çdo pozicion politik. Ka raste në historinë e një vendi kur të gjitha palët duhet të veprojnë dorë më dorë për të arritur objektivat e jetike. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të bëjë jetën më të mirë për të gjithë njerëzit”, thekson eurodeputeteja. 
Makovei thotë se gjyqësori ka nevojë për një shkallë të lartë të profesionalizmit dhe pavarësisë. “Nuk ka institucione të mira, pa njerëz të mirë udhëheqës”, thekson ajo. 
“Shqipëria është në rrugën e duhur, por nevojitet më shumë progres. Autoritetet shqiptare kanë mbështetjen e plotë të institucioneve të BE-së në rrugën e tyre drejt anëtarësimit, por ata duhet të provojnë se ata kanë kapacitet dhe vullnet politik për të bërë një përparim në procesin e reformës”, përfundon mesazhin e saj Makovei. 
Sigal