Thirrja e ekspertit gjerman: Shqipëri, ngrihu në këmbë! Rama po kryen një tradhëti të lartë kundër kushtetutës shqiptare dhe popullit shqiptar

407

Eksperti gjerman Martin Henze, ka reaguar edhe këtë herë nëpërmjet rrjeteve sociale, për veprimin e shumë komentuar të Kryeministrit Rama, i cili nuk nguroi që ditën e djeshme, në perkujtimoren e ‘Masakrës së Reçakut’, të padiste në gjykatë Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Henze u bën thirrje kumbuese shqiptarëve për tu ngritur kundër çdo padrejtësie që mban emrin ‘Rama’.

Postimi i plotë:

Rama po kryen një tradhti të lartë kundër kushtetutës shqiptare dhe popullit shqiptar. Hyn në aleancë të nënshtruar me Serbinë që ndoshta të shpëtojë veten nga burgu, shet shqiptarët në Kosovë, tradhëton perëndimin, dhe tani padit edhe kosovarët. Shqipëri, ngrihu në këmbë!