Thirrja e ambasadës SHBA, Lubonja: Përkrahin regjim të rrezikshëm

185

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” tha se ambasada amerikane po përkrah një regjim të rrezikshëm që ka në krye të vendit një gënjeshtar që mbulon krimet si Edi Rama.

Lubonja theksoi se kjo ambasadë dënon protestuesit thjesht pse dalin dhe kanë pakënaqësi, ndërsa nuk përmendin dhunën shtetërore.

“Asnjë nuk e do dhunën. Por kjo ambasada çfarë mendon që nuk ka asnjë reagim, kur sheh se kryeministri, ministri, deputetë, me shefa policie organizojnë vjedhje. Problem i madh është se SHBA njihet si shtet i demokracisë. Këta të ambasadës a e mendojnë se ky trusti i drogës në Dibër, dhuna shtetërore. Pse këtë ambasadë nuk e ke me zë kur vidhen votat, kur ka dhunë shtetërore.

Këta po përkrahin instalimin e një regjimi shumë të rrezikshëm në mes të Europës. Nuk kanë faj se kanë një president që gënjen një e dy, ka më shumë se një gënjeshtër në ditë. Kur kanë president një gënjeshtër. Zanati i Ramës është që të gënjejë që të mbulojë krimin brenda vete. Ky nuk ka faj nga drejtësia i kapur me presh. Këta punonjësit e ambasadës duhet t’i thirrin mendjes”, tha Lubonja.