Thirrja e ambasadave të Francës e Holandës: Shmangni protestën, mund të shpërthejë dhuna

474
Pas Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe asaj të Italisë në Tiranë, të tjera seli diplomatike u bëjnë thirrje shtetasve të tyre të shmangin të shtunën lëvizjet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe qendrën e kryeqytetit.
Në njoftimin e saj, Ambasada e Francës u bën thirrje qytetarëve që të jenë vigjilentë në zhvendosjet e tyre brenda kryeqytetit gjatë ditës së shtunë, pasi ekziston rreziku real për ngjarje të dhunshme.
Ndërsa Ambasada e Holandës në njoftimin e saj këshillon të gjithë shtetasit holandezë të shmangin kalimin nga zonat ku do zhvillohet tubimi i opozitës.
“Partia më e madhe opozitare në vend ka bërë thirrje për një protestë masive kundër qeverisë në kryeqytetin Tiranë, më 13 maj. Monitoroni mediat lokale dhe ndërkombëtare dhe kujdesuni e merrni të gjitha masat për të shmangur protestat dhe demonstratat politike. Nëqoftëse e keni të mundur, shmagni kalimin në sheshin qëndror të Tiranës, sheshin ‘Skënderbej’, bulevardin, sheshin ‘Nënë Tereza’ dhe zonën e ish-bllokut. Një paradë e komunitetit LGBT pritet gjithashtu të organizohet të shtunën në qendër të Tiranës. Stafi i Ambasadës së Holandës në Shqipëri ka këshilluar që të shmangen edhe këto ngjarje, sepse në të njëjtën datë do të mbahet edhe protesta e opozitës”.
Sigal