Thesari,Basha:Politizimi,qeveria do kontrollin e politikës monetare

500
Sigal

TIRANË – Politizimin e çështjes së vjedhjes së thesarit të BSH-së, kreu i opozitës, Lulzim Basha ndërsa thekson se ka ndarë mendimin me FMN se vjedhja është një skandal i papranueshëm, e shikon si një përpjekje për të mazhorancës së për të vënë nën kontroll edhe politikën monetare. Ndërsa ka argumentuar se opozita nuk e trajton si kapital politik këtë çështje pasi sipas tij cenohet besueshmëria dhe kjo do të sillte rrënimin e sistemit. “Vjedhja është një skandal i papranueshëm që na ka shqetësuar jashtë mase, si opozitë nuk kemi rendur ta kapitalizojmë politikisht sepse besojmë jemi të bindur se nis përmes kapitalizmit politik rrënojmë besueshmërinë nuk ngelet asnjë tullë mbi të cilën të ngrihet siguria ekonomike. Qeveria synon vënien në kontroll politikën monetare. Ndava mendimin me përfaqësuesit e FMN se kjo do ishte një tragjedi e përmasave të papara e të padëgjuara. Duhet të ketë një hetim të plotë për të nxjerrë përgjegjësitë. Ka dhe do të ketë një hetim të plot, por cënimi i besueshmëri bie mbi shpatullat e qytetarëve. Gjurmët e këtij krimi do jenë mbi duart e atyre që e shfrytëzojnë këtë ngjarje të rëndë.”- u shpreh Basha.

Basha: Rritja e vetme e qeverisë, janë borxhet
Deklaratat e Bashës janë bërë pas takimit me përfaqësuesit e FMN, duke shtuar se rritja e vetme e qeverise janë borxhet. Sipas Bashës  treguesit e të gjithë sektorëve janë përkeqësuar, investitorët janë në presion të vazhdueshëm dhe se qeveria po mundohet si asnjë demokraci afrikane që këto t’i mbulojë dështimet me reklama. “Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se rritja e vetme e  pas takimit me FMN: rritja e vetme e qeverise janë borxhet, nga treguesit të gjithë sektorët të përkeqësuar, investitorë në presion të vazhdueshëm të një retorike fashiste. Investimet publike kanë rënë. Qeveria po mundohet si asnjë demokraci afrikane që këto t’i mbulojë dështimet me reklama, me një Shqipëri virtuale që ekziston në kokën e Ramës.”- tha Basha.
 
Basha: Skandali i Sarandës, jo i vetmi, është ajo çfarë shohim çdo ditë
Më tej ai vijoi akuzat ndaj qeverisë për kapjen e institucioneve dhe punësimin e personave të inkriminuar. “Oligarkia pasi ka kapur pushtete që nuk i takojnë është një proces të shfrenuar të shijimit të frutave të pushtetit ilegjitim. Rasti i perversitetit të Sarandës nuk është i vetmi është ajo që shohim çdo ditë në terren. Vetëm para tre ditësh denoncuam si një trafikant i drogës është emëruar në lojërat e fatit.”- tha Basha. Në përfundim të deklaratës së tij Basha foli edhe për bojkotin e Partisë Demokratike duke sqaruar se vendimi për të mos marrë pjesë në të gjitha aktivitetet parlamentare është në fuqi.