Themeluesi i ‘WikiLeaks’ flet për herë të parë mbi akuzat për përdhunim

487
Sigal

Themeluesi i ‘WikiLeaks’, Julian Assange ka folur për herë të parë publikisht mbi akuzat për përdhunimin e dy femrave. Ai ka thënë para Prokurorëve suedezë se është i pafajshëm dhe gjitha është një “luftë e hapur që i ka shpallur Pentagoni”.

Julian Assange shprehet se ka kryer marrëdhënie seksuale disa herë me një grua me inicialet S.W, por gjithçka ka qenë me dëshirën e saj. Ai shprehet se mesazhet mes tij dhe gruas në fjalë vërtetojnë që seksi ishte me dëshirë. “Unë dua që njerëzit të dinë se sa abuzues ishte ky proces. Për më tepër prokuroria ka ushqyer me informacione tabloidët të cilët më kundërshtojnë mua politikisht.

Themeluesi i ‘WikiLeaks’, shpjegon me detaje se si ai u prangos dhe u fut në burgun Uandsuorth, më 7 dhjetor 2010, me urdhër të prokurorit suedeze Marianne Ny, por nga akuzat në të njëjtin vit nga kryeprokurorja Eva Finne.

Assange thotë se nuk është suedez, nuk flet suedisht dhe nuk ka jetuar në Suedi, pavarësisht konfuzionit të përhapur nga mediat. Ai pretendon se u lirua nga akuzat në të njëjtin vit nga kryeprokurorja Eva Finne. Kreu i ‘WikiLeaks’ ka qëndruar 4 vite në ambasadën e Ekuadorit në Londër për të shmangur arrestimin.