“The Sun” shkruan përsëri për Metën: Po “çmend” tifozët e Celtic

505
Sigal

Presidenti Ilir Meta duket është ultrasi më i flaktë i Celtic jashtë Skocisë.

Që pas takimit me tifozët e skuadrës së njohur skoceze pak javë më parë në Bosnjë, ka bërë disa herë postime që kanë pasur si subjekt klubin legjendar të Gllasgou.

Këtë herë, kreu i shtetit ka uruar Celtic për fitoren dhe kualifikimin ne fazën tjetër të  Champions League.

Por ky urim i Metës ka zënë vend edhe në mediat ndërkombëtar.

Versioni skocez i “The Sun” shkruan se, Presidenti shqiptar, Ilir Meta përgëzoi Celtic për fitoren në Ligën e Kampionëve ndaj  Sarajevës.

Më parë këtë muaj,  politikani postoi një foto me fanellën e Celtic teksa festonte me tifozët skocezë në Sarajevë.

“Urimet më të ngrohta @CelticFC për fitoren e merituar mbrëmë në @ChampionsLeague. Shpresoj që në ndeshjen e radhës me Nõmme Kalju të përjetoj live emocionet e fitores&të ritakohem me tifozët e mrekullueshëm celt.”Once you’re a Celt you’re always a Celt..Hail Hail”, shkruante Meta në urimin e tij.

https://www.thescottishsun.co.uk/sport/football/4500434/albanian-president-congratulates-celtic-champions-league/

Image

Image