The “Huffington Post”, Raporti: Turqia planifikon sulm ndaj Fetullah Gylen

475
Sigal

 Mahir Zejnalov

 

Shërbimet e
inteligjencës turke raportohet se janë duke planifikuar një sulm ndaj klerikut
mysliman, Fethullah Gylen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe
akuzohet nga autoritetet turke për organizimin e tentativës së grushtit të
shtetit të 15 korrikut. Lajmi është konfirmuar nga burime të ndryshme. Frika
për një sulm të mundshëm ndaj Gylenit është bërë e ditur kohët e fundit dhe në
fillim të muajit gusht të këtij viti nga avokatët e tij, të cilët paralajmëruar
një përpjekje të mundshme për vrasjen e tij, në një kohë kur udhëheqësit turq
kanë entuziazmuar turmat, të cilat brohorasin ‘vdekjen’ e klerikut mysliman. Në
një mbledhje të fundit të njësisë së zbulimit në Policinë Turke është diskutuar
një sulm i mundshëm ndaj Gylenit, i cili banon në një zonë rurale të
Pensilvanisë që nga viti 1999, bëri të ditur një burim, i cili kishte arritur
të informohej mbi takimin në fjalë. Burimi nuk tha se kur dhe ku është
zhvilluar takimi. Burimi në fjalë theksoi se në takim kanë qenë të pranishëm
dhe zyrtarë të lartë turq. Një burim tjetër tha se çështja është shtruar për
diskutim nga një zyrtar turk, i cili pretendontge se Gyleni është një figurë
shumë e rëndësishme për të mbajtur të bashkuar pasuesit e tij dhe se është e
pamundur për të eliminuar lëvizjen për sa kohë Gylen vazhdon të jetë drejtuesi
dhe frymëzuesi i simpatizantë të tij. Burimi tha se një njësi e inteligjencës
turke në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbajtur nën vëzhgim të
vazhdueshëm vendbanimin e Gylenit për disa javë dhe se siguria e vendbanimit të
tij ishte shumë e lehtë për t’u anashkaluar. Një nga pjesëmarrësit në takim,
madje tha se “siguria është zero” në kompleksin në Sajlorsburg. Zyrtarët e
sigurisë ripërtërirë kanë rishqyrtuar planin e tyre për eleminimin e Gylenit,
pasi disa pjesëmarrës shprehën bindjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk
kanë ndërmend të ekstradojnë klerikun, u shprehën burimet. Ata kanë përjshtuar
mundësinë që Uashingtoni të ishte i gatshëm për të dorëzuar Gulen, i cili
akuzohet për organizimin përpjekjeve për oganizimin e grushtit të shtetit të 15
korrikut, ndërsa vetë Gylen ka mohuar kategorikisht akuzat. Një tjetër burim, i
cili gjithashtu ishte në dijeni të takimit, konfirmoi tematikën e diskutimit.
Presidenti, Rexhep Tajip Erdogan dhe zyrtarë të tjerë të lartë turq nuk e
fshehin qëllimin e tyre për të rivendosur dënimin me vdekje. Erdogan u zotua të
nënshkruajë ligjin nëse Parlamenti turk rikthen dënimin me vdekje. Turqia i
kërkoi zyrtarisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të arrestojnë Gylenin
dhe të nisin procedurat për ekstradimin e tij në Turqi, një proces i cili mund
të zgjasë për vite me rradhë. Disa persona të afërt me lëvizjen Gylen konfirmuan
se ata ishin informuar nga burimet e tyre në shërbimet e sigurisë në lidhje me
një komplot të mundshëm ndaj klerikut. Disa nga këto raporte ishin të
besueshme, por disa prej tyre janë hedhur poshtë si thashetheme, sipas disa
personave të cilët pranuan të flasin në kushtet e anonimiteti për të mbrojtur
burimet e tyre. Në një raportin të para një muaji diskutimet për këtë çështje
vazhdojnë të paktën që prej katër javësh. Nuk dihet nëse shërbimet e sigurisë
janë duke diskutuar një mundësi të tillë, ose në qoftë se ata ishin në fazën e
planifikimit të një plani të tillë. Gazetarët pro-qeveritare janë shprehur
hapur duke pohuar se një alternativë e tillë është mëse e mundshme. Fatih
Tezxhan, një mbështetës i vendosur i qeverisë, pohoi se shërbimet turke të sigurisë
duhet të vrisnin Gylen në Pensilvani. Huseyin Gulerxhe, i cili për një kohë të
gjatë ka qenë një nga personat e rrethit të ngrushtë të Gylenit, por që më pas
kaloi në anën tjetër dy vite më parë, tha se Gylen mund të vritej në një
“atentat të papritur”.

Burimi: http://www.huffingtonpost.com/entry/report-turkey-mulling-attack-on-us-based-cleric_us_57f548bbe4b087a29a548506?timestamp=1475694169752