“The Economist”: Veliaj përfiton nga hetimi i Tahirit

496
Prestigjiozja “The Economist” ka bërë një shkrim për Tiranën dhe kryebashkiakun e saj, Erion Veliaj. Gazetari e nis shkrimin me thirrjet “Lali Eri, Lali Eri” të disa fëmijëve që shpejtojnë të takojnë kryebashkiakun teksa po inspekton punimet për rehabilitimin e ujërave të zeza në një zonë të kryeqytetit. Gazeta bën një biografi të Veliajt, që në moshë 10-vjeçare kur i vdiq babai dhe më pas kur iku drejt Greqisë me dajën e vet. Më tej përmenden studimet e tij në SHBA e Britani, si dhe themelimi i lëvizjes “Mjaft”. “Armiqtë e tij e sulmojnë atë për mungesë transparence në lidhje me dhënien e kontratave dhe për përpjekjet për të mos mbështetur mediat jo miqësore, të dyja pretendime që ai i mohon”, shkruan “The Economist”. Në shkrim përmendet edhe çështja e ditës në politikën shqiptare, ajo për hetimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit. Ky hetim, sipas “The Economist”, i hap rrugë Veliajt për të marrë drejtimin e PS-së në të ardhmen. “Gjithkush mund të shohë rezultatet e punës së tij dhe, ai përfiton nga mospërfshirja në një skandal që plasi në tetor dhe që e ka dëmtuar Ramën dhe qeverinë e tij. Një ish-ministër i Brendshëm u akuzua për bashkëpunim me trafikantët e drogës, një kërkesë që ai e mohon. Sukses për Veliajn, ish-ministri i Brendshëm, karriera e të cilit është shkatërruar, ishte sfiduesi i tij i vetëm serioz për udhëheqjen eventuale të ardhshme të Partisë Socialiste”, shkruan “The Economist”.
Sigal