“The Economist”, Spaho: Qeveria mashtroi, Ahmetaj: Do të bëjmë promovime të tjera

433
Artikulli për Shqipërinë, i publikuar në revistën “The Economist” ka shkaktuar debate mes opozitës dhe mazhorancës në sallën e Parlamentit. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka akuzuar qeverinë për shpërdorim fondesh dhe mashtrim me përmbajtjen e artikullit. Kjo referuar edhe faktit se në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi i qeverisë për alokimin e pagesës prej 36 milionë lekësh për artikullin nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
Spaho: Histeria arriti kulmin me artikullin madhështor të “The Economist”, të shkruar dhe të paguar nga qeveria, ku të uriturit paraqiteshin të ngopur, të paditurit të ditur, të papunët ishin biznesmenë të suksesshëm, dhe e gjitha kjo me paratë e shtetit. 360 mln lekë në kushtet kur të përmbyturve të atyre ditëve nuk u jepej as ndihma më minimale.
Ahmetaj: Që atë ditë të 93 zotit Berisha, ka bërë qeveria jote apo qeveritë e tjera promovime për vendin dhe është gjëja më e natyrshme dhe më e domosdoshme për ta bërë sepse nuk është promovim as i joti as i kryeministrit Ed Rama. Nuk është as i ish-Presidentit, as i këtij Presidenti, por është i vendit. Do ta bëjmë prap me kë të doni, me “The Economist” me “Financial Times”, me “Times” me çfaë të doni ju. Do të bëjmë promovim të vendit. Pse? Sepse janë rritur numrat e turizmit me 12% .
Spaho: Ky nuk është realiteti. Kjo është cështja juaj. Ju vazhdoni shikoheni me këto size.
Spaho dhe Ahmetaj kanë debatuar edhe për gjendjen e ekonomisë dhe mënyrën sesi qeveria po zbaton reformat dhe ndikimin i tyre te qytetarët.t
Sigal