Thaçi nga Vlora: Dy shtetet tona japin mesazhin e qartë, të përkushtuar për paqen në rajon!

557
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë fjalën sot në Vlorë, në ceremoninë e 105-Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.
“Jemi një komb me dy shtete sovrane, – tha Thaçi. – Dy shtete që kanë një ëndërr, integrimin e plotë në institucionet euroatlantike. Dje, dy qeveritë tona mbajtën mbledhjen e përbashkët. Sot festojmë sëbashku në Vlorë. Dy shtete tona japin mesazhin e qartë se ne jemi të përkushtuar për paqen në rajon.
Urime, dita e Flamurit, urime, Dita e Pavarësisë.”
Sigal