Thaçi në Durrës: Dyert e Kosovës, të hapura për shqiptarët

453
Sigal

Presidenti Hashim Thaçi u shfaq pranë banorëve të dëmtuar nga tërmeti në lagjen nr. 18 në Durrës në shenjë solidariteti me ta. Thaçi tha se jo vetëm ushtria me policinë që do të vijojnë ndihmën, por edhe dyert e shqiptarëve të Kosovës janë të hapura për shqiptarët e Shqipërisë në këto momente të vështira.

“Unë sot jam këtu për të shprehur solidaritetin e Kosovës. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet e përbashkëta që të kryejmë obligmin me pasoja sa më të vogla. Kosova i është mirënjohëse Shqipërisë për strehimin në 1999 dhe sot cdo derë në Kosovë është e hapur për shqiptarët. Por shoh që institucionet e Shqipërisë janë në gatishmëri. Kur Shqipëria është në zi edhe Kosova është në zi. Njerëzit këtu nuk janë të vetmuar të gjithë jemi me ta” tha Thaçi.

Më herët Presidenti Thaçi vizitoi edhe ekipet e shpëtimi dhe banorët në zonat e dëmtuara në Thumanë.